Telegrafi

Popullsia bullgare tkurret me 11.5 për qind – mbi 844 mijë njerëz kanë braktisur Bullgarinë

Popullsia e Bullgarisë është zvogëluar me 11.5 për qind në dekadën e fundit, sipas rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë.

Në vitin 2021, kishte 844 mijë njerëz më pak që jetonin në Bullgari sesa në kohën e regjistrimit të vitit 2011, njoftoi Instituti Shtetëror i Statistikave. Në vitin 2011 bullgarë ishin 7.3 milionë, ndërsa vitin e kaluar 6.5 milionë.

Ekspertët ia atribuojnë rënien e popullsisë niveleve të ulëta të lindjeve, niveleve të larta të vdekshmërisë, largimit të vazhdueshëm të njerëzve të aftë për punë në Evropën Perëndimore dhe arsimit më të mirë.

Sofia

Prej vitesh Bullgaria është konsideruar si një nga vendet me rënien më të shpejtë të popullsisë në botë.

Që nga kalimi nga komunizmi në kapitalizëm 30 vjet më parë, popullsia bullgare është zvogëluar nga nëntë në 6.5 milionë.

Ekspertët e OKB-së vlerësojnë se popullsia e Bullgarisë do të bjerë në rreth 5.4 milionë deri në vitin 2050 nëse vazhdon trendi aktual. /Telegrafi/