Telegrafi

Popovski: Gazetari profesionale, cilësore mbetet qëllimi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Fushata për lirinë e medias: Drejt 2020 – Ruajtja e Ndikimit” në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për lirinë e medias, mbajtur në Londër.

“Gazetari profesionale, cilësore mbetet qëllimi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gazetari që kundërshton ndikimin e qendrave të pushtetit. Maqedonia e Veriut respekton plotësisht lirinë e fjalës dhe mediat, të garantuara nga kapitujt e të drejtave të njeriut”, tha Popovski.

Popovski tha se Maqedonia e Veriut ka miratuar legjislacionin për procedurë transparente për zgjedhjen e Këshillit të shërbimit të transmetimit publik dhe Këshillit të Agjencisë për Media, i cili, siç tha ai, garanton reforma, pavarësi nga çdo parti dhe pa asnjë ndikim./Telegrafi/