Qeveria e fuqishme diplomatike, marrëveshja me Bullgarinë, njoftimet për çështjen e emrit, Evropa njofton politikë të re pozitive. Çka me marrëveshjen me Bullgarinë, a bëhet në bazë të marrëveshjes së vitit 1999? Pozita e Bullgarisë nuk do të ndryshojë, a është më mirë ndonjë marrëveshje se asnjë, këto janë disa temat kryesore që Nikolla Dimitrov diskutoi në intervistën për 24Vesti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Popovski tha se nënshkrimi i çfarëdo marrëveshje me Bullgarinë, qoftë e mirë, e keqe apo neutrale, Maqedonia përsëri nuk do të fillojë bisedimet për integrim në BE dhe nuk do të jemi anëtare e NATO-s.
Ai ndër të tjera tha se politika nuk duhet të shfrytëzojë çështjet historike dhe se vendi nuk është peng i asnjë vendi në rajon, qoftë i Greqisë, Bullgarisë apo Shqipërisë.
Në lidhje me zgjedhjet lokale, Popovski tha se duhet të votojë çdo qyetarë më 15 tetor politikanin që e beson dhe kujt i beson. /Telegrafi/