Site icon Telegrafi

Popovich thyen rekord, Bostoni vazhdon ecurinë kurse Toronto demolon Houstonin (Video)

San Antonio Spurs ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks me rezultat 97-91, duke bërë që Gregg Popovich të arrijë fitoren e 500-të si mysafir me më së paku ndeshje, duke thyer rekordin e Pat Riley me 41 ndeshje më pak për një rekord të tillë.

Te Spurs shkëlqeu LaMarcus Aldridge me 32 pikë, duke arritur statistikën më të mirë këtë sezon.

https://www.youtube.com/watch?v=Aw4gkTj6qbY

Bostoni vazhdoi me fitore duke arritur triumfin e 13-të rresht ku Irving u rikthye në parket. Ai u shfaq me maskë ndaj Brooklyn Nets ku realizoi 25 pikë.

Nga ana tjetër Toronto befasoi Houstonin me rezultat 129 – 113 në mes të Toyota Center.

As 38 pikët e James Harden nuk mjaftuan bashkë me 11 asistimet e tij, kurse shkëlqeu edhe Clint Capella me 11 pikë e 11 kërcime, e ariza me 20 pikë, por pa rezultat.

https://www.youtube.com/watch?v=JuAiH0i_eLw

DeMar DeRozan ishte krucial me 27 pikë te Toronto, por kontribuan edhe ljotarë të tjerë si Kyle Loëry me 19 pikë e 10 asistime, kurse gjashtë lojtarë shënuën pikë dyshifrore.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme Bostoni vazhdon të udhëheqë sigurt në Konferencën Lindore me 13 fitore e 2 humbje, kurse në Perëndim San Antonio u ngjit në vendin e tretë dhe ka dy fitore më pak se liderët Golden State e Houston. /Telegrafi/

Exit mobile version