Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich foli për ndihmësin e tij të ri, Tim Duncan.
Ky i fundit gjatë këtij sezoni do të jetë asistenti i parë i trajnerit, me të cilin ka fituar edhe kurora të kampionit të NBA-s.
Në stilin e tij, Popovich bëri shaka në llogari të Duncanit kur foli për pritjet në sezoni e ardhshëm.
“Tim Duncan nuk di asgjë për punën e trajnerit. Unë as nuk e di pse e punësova”, bëri shaka Popovich.
Qendra legjendare e krahut ka qenë një “shërbëtor” besnik i sistemit të Gregut te Spursave për 19 vjet, duke fituar pesë tituj kampionësh.
Ai është shpallur edhe tri herë MVP i finales së madhe si dhe fitoi dy herë çmimin e MVP-së së sezonit të rregullt të kampionatit. /Telegrafi/