Telegrafi

Popovich përjashtohet 63 sekonda pas fillimit të ndeshjes ndaj Denverit

Për Gregg Popovichin mbrëmja e kaluar përfundoi para se të fillonte.

Për herë të dytë në tri ndeshje, kryetrajneri i San Antonio Spurs ishte përjashtuar për konflikt me gjyqtarët dhe ishte përjashtuar për vetëm 63 sekonda në ndeshjen e të mërkurës në udhëtim te Denver Nuggets.

Trajneri i fundit që u përjashtua në dy minutat e para të një ndeshje ishte ai i Ëashington Ëizards, Flip Saunders, në vitin 2012.

Popovich u largua edhe të dielën në humbjen ndaj Sacramentos në çerekun e tretë pas dy gabimeve teknike. Ai është qetësuar nga ekipi dhe stafi tjetër teknik para largimit nga loja.

Duke mbajtur sensin e humorit për atë që ndodhi të mërkurën, Popovich në formë komike e ndërpreu konferencën për shtyp të trajnerit të Denverit, Michael Malone, pas ndeshjes, duke pyetur trajnerin kundërshtar për përjashtimin e tij në humbjen 113-85 të San Antonios. /Telegrafi/