Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, është shprehur i frustruar pas takimit të pestë të gjysmëfinal të playoffit në NBA ndaj Oklahoma City Thunder, të cilin ekipi i tij e humbi me rezultat 95-91.
San Antonio Spurs shkon në ndeshjen e gjashtë në Chesapeake Energy Arena të Oklahomas me disavantazh prej 2-3 me fitore, dhe në rast se nuk fiton në udhëtim, atëherë nuk do të arrijë të sigurojë një ndeshje të shtatë finale, ku do të përcaktohej finalisti.
Popovich u shpreh i frustruar pas duelit, duke thënë se gjyqtari ndikoi me disa vendime të padrejta, por tha se kjo i ndodh të gjithëve dhe nuk e përdor si arsyetim.
“Oklahoma luajti mirë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Ndeshja u vendos në fund. Ashtu sikurse në ndeshjen e kaluar, ata kapën më shumë topa nën kosh dhe kështu arritën që të triumfojnë në fund”, theksoi Popps.
I pyetur se si e vlerëson ai Billy Donovan për suksesin që Oklahoma ka pasur në këtë sezon dhe me fitoret e arritura ndaj tij, Popps u shpreh tejet i nervozuar, shkruan Telegrafi.
“Nuk e dija që seritë kankë përfunduar… nuk i shikoj trajnerët tjerë”, u shpreh tekniku legjendar i Spurs.
Ndeshja e gjashtë zhvillohet të premtën në mëngjes në ora 02:30 sipas kohës tonë lokale. Nëse Spurs fitojnë, do të zhvillohet ndeshja e shtatë sërish në Teksas, teksa me një fitore para tifozëve të vet Oklahoma do të siguronte finalen.