Site icon Telegrafi

Popova: Shilegov është kryetari më i paaftë në historinë e Shkupit

Shilegov është kryetari i komunës më i paaftë në historinë moderne të Shkupit, deklaroi sot këshilltarja në Qytetin e Shkupit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Irena Popova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se për shkak të paaftësisë së tij Shkupi po i ngjan një qyteti të braktisur.

Popova shtoi se edhe pse ekziston program për kujdesin dhe trajtimin e qenëve të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, sipas asaj që shikojmë nuk po zbatohet.

“Ndërtimin e disa stacioneve të vogla nëpër disa komuna të vogla të Shkupit, atje ku ekzistojnë kushte”, vlerëson Popova.

Lexo po ashtu Shilegov: Preparati kundër mushkonjave, nuk është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve

Siç tha ajo qytetarët kërkojnë rezultate. /Telegrafi/

Exit mobile version