Site icon Telegrafi

Poposki: Do të ishte mirë që Plevneliev ta kishte vizionin e Zhelevit

“Do të ishte mirë që presidenti bullgar Rosen Plevneliev të kishte vizionin e gjerë dhe dëshirën për respekt për popullin e Maqedonisë, siç e kishte ish presidenti bullgar Zhelju Zhelev, gjatë mandatit të së cilit Bullgaria e pranoi ndër të parat pavarësinë e Maqedonis”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, si kundër përgjigje ndaj presidentit në largim të Bullgarisë, i cili tha se Maqedonia duhet të integrohet në BE, por pa maqedonizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Plevneliev: Maqedonia duhet të futet në BE, por jo edhe maqedonizmi si ideologji antidemokratike

“Para 25 viteve, njohja e parë e pavarësisë së Maqedonisë erdhi nga Sofja, pastaj vazhduan miqtë tjerë. Presidenti Zhelev kishte respekt për qytetarët e Maqedonisë. Ka dhënë mbështetje të pakusht në momentet tona të vështira. Pa dyshim një njeri i madh, i cili e meriton tërë respektin tonë, mirëpo ato ishin kohë tjera dhe njerëz tjerë”, u shpreh Poposki./Telegrafi/

Exit mobile version