Site icon Telegrafi

Poposki reagon ndaj deklaratës së Pavlopoulos

Për t’u folur në përgjithësi për respektimin e së drejtës evropiane nga ana greke, për fillim është mirë të denjësohet aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë i vitit 2011. Pa atë, çdo përmendje e së drejtës është vetë-demantim, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, si reagim ndaj fjalimit të kryetarit grek, Prokopis Pavlopoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Pavlopoulos: Maqedonia të heq dorë nga qëndrimet iredentiste

Në ditën e çlirimit të qytetit Voden, ku edhe u shpall qytetar nderi, Pavlopoulos theksoi se ‘Maqedonia ka qenë, është, dhe do të mbetet greke’.

Ai sërish e akuzoi qeverinë e Maqedonisë që t’i lë anash tendencat iredentiste, pasi që nuk do të integrohet në BE, derisa t’i mbajë qëndrimet e tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version