Telegrafi

Poposki në takim ministror joformal të vendeve pjesëmarrëse në PBEJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Zagreb të Kroacisë do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi MPJ, pritet temat kryesore në debatin e takimit joformal të PBEJ-së të jenë integrimet evropiane, stabiliteti rajonal dhe fqinjësia e mirë. /Telegrafi/