Poposki: Negociatat inkuadruese nuk janë vlerësim por reagim i vonuar
Republika e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e BE-së, dhe për këtë nuk duhet të jetë faktor ballafaqimi me krizën e migrantëve, por të shtatë rekomandimet e njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian dhe reformat e zbatuara. Më këtë duhet t’i jepet fund reagimit të vonuar lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në. Kështu porositi ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki në fjalimin në takimin e Unionit ndërkombëtar panevropian, që mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, lajmëron korrespondenti i MIA-s.
Poposki u përqendrua edhe në menaxhimin me krizën e refugjatëvemigrantëve. Potencoi se Maqedonia është rast specifik duke pasur parasysh se refugjatët vijnë nga territori i vendit anëtar në BE, Greqia, në vend që nuk është anëtare e BE-së, Maqedonia.
“Kemi bashkëpunim të mirë me Greqinë. Atë e kemi vend fqinj dhe dëshirojmë t’i ndihmojmë. Me ose pa anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, çdo herë do t’i ndihmojmë Greqisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një problem të këtillë evropian. Vendi ynë do të vazhdojë me trajtimin human të migrantëve, sistemin e regjistrimit dhe pengimin e migrimit ilegal. Republika e Maqedonisë vepron në pajtueshmëri me politikat dhe parimet evropiane dhe dëshiron të bëhet pjesë nga familja evropiane. BE-ja nuk do të ishte BE nëse nuk do t’u siguronte qiell të sigurtë atyre që më së shumti u nevojitet”, theksoi Poposki. Në diskutimin e hapur disa eurodeputetë e riafirmuan mbështetjen për Republikën ne Maqedonisë për procesin e eurointegrimit, duke theksuar se vendi meriton mbështetje të tërësishme dhe bashkëpunim nga BE-ja. Eduard Kukan, ashtu si eurodeputetët Marijan Petir dhe Tune Kelam dhanë mbështetje të tërësishëm për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ata e theksuan edhe bashkëpunimin dhe orvatjet që i bënë Maqedonia për menaxhimin me krizën e migrantëve.
“Më në fund Maqedonia duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, pasi ajo që moti i përmbush kushtet për atë. Sipas meje, ajo do të ishte e drejtë dhe do t’i ndihmonte Maqedonisë”, tha Kukan.
Në vërejtjen e eurodeputetit grek Manolis Kefalogianis për emrin, gjuhën dhe popullin, respektivisht për atë se “identiteti maqedonas nuk dallohet nga ajo bullgare dhe se kjo është e trilluar nga komunistët dhe Tito”, ministri Poposki duke bërë thirrje për respekt të vlerave evropiane, u përgjigj: “Ne angazhohemi për respektimin e vlerave evropiane dhe respektimin e të drejtës. Ne e pranuam referencën poshtëruese, derisa Greqia u obligua që mos t’i bllokojë integrimet tona euroatlantike. Por, Greqia na bllokon. Gjykata ndërkombëtare e Hagës u përgjigj se pala që nuk e respekton marrëveshjen është Greqia. Ajo vlerë dhe e drejtë duhet të respektohet. Ne të gjithë jemi ish por vetëm Maqedonia e mban referencën ish”, tha Poposki, i përcjelur me duartrokitje nga pjesëmarrësit në takim.
Në deklaratën për MIA pas takimit Poposki tha se është absurde që në vitin 2016 ti pengohet dikujt identiteti dhe në asnjë rast ajo nuk është kompatabile me vlerat e Bashkimit Evropian ku të drejtat e njeriut duhet të ngiten në vendin më të lartë.
“Ishte e rashës të rikujtohen anëtarët e Unionit ndërkombëtar panevropian se Republika e Maqedonisë është më se dhjetë vjet kandidat për anëtarësim në BE dhe se shtatë vjet i përmbushim kriteret për fillimin e negociatave. Duke e pasur parasysh dinamikën e ngjarjeve, krizën e migrantëve dhe sfidat e tjera në Evropë, shumica tashmë kanë harruar se Maqedonia duhej të negocionte për anëtarësim në Union. Mendoj se kjo mbështetje nga Unioni ndërkombëtar panevropian është sinjal i rëndësishëm se jo të gjithë kanë harruar vlerat e integrimit në Evropë dhe për realizimin e qëllimit që i tërë Ballkani të jetë pjesë e Unionit Evropian”, deklaroi Poposki.
Kryetari i Unionit ndërkombëtar panevropian, Alan Ternoar, duke e mbështetur qëndrimin e shefit të diplomacisë së Maqedonisë theksoi se organizata me të cilin kryeson ai “nuk ndaloi të luftojë, për ta mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë në BE”. /Telegrafi/