Site icon Telegrafi

Poposki: Kriza politike nuk ka ndikuar në prioritetet ekonomike të Maqedonisë

Kriza politike nuk ka ndikuar në prioritetet ekonomike, sepse ato janë të qëndrueshme dhe afatgjate.

Gjithsesi zhvillimi i ekonomisë së mirë nënkupton një klimë të favorshme politike, ka theksuar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në një intervistë për revistën “Ekonomia serbe”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Maqedonia ka rezultate të mira në rritjen ekonomike për vitin e kaluar si dhe të vitit 2015, por unë besoj në dhënien fund të krizës politike do të theksohet përparim i mëtejshëm. Megjithatë, besueshmëria dhe parashikueshmëria sigurojnë investime të favorshme’, ka theksuar ndër të tjera Poposki. /Telegrafi/

Exit mobile version