Site icon Telegrafi

Poposki-Batelli: Diskutojnë për rolin e OSBE-së gjatë procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot është takuar me Roberto Bateli, koordinator i vëzhgimit të misionit të OSBE-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se, Poposki ka theksuar rëndësinë e misioneve vëzhguese për zgjedhjet në Maqedoni, duke potencuar përvojat pozitive nga monitorimi i OSBE-së, në zgjedhjet e kaluara.

Në këtë takim, Poposki gjithashtu e ka informuar Batelin për zhvillimin e dertanishëm të fushatës parazgjedhore, dhe ka përshëndetur punën e Batelit për forcimin e dialogut në mes Maqedonisë dhe Asamblesë parlamentare të OSBE-së./Telegrafi/

Exit mobile version