Telegrafi

Ponte Prizreni nënshkruan me fundorin Malcolm Canada

Ponte Prizreni e ka konfirmuar përforcimin e radhës që është basketbollisti amerikan Malcolm Canada.

Klubi ka shkruar në faqen zyrtare, duke postuar edhe një foto me lojtarin.

“Malcolm Canada i bashkohet skuadrës. Para pak çastesh arriti përforcimi i fundit i skuadrës fundori Canada”.

Ai më parë në Kosovë ka luajtur te Golden Eagle Ylli për gjashtë muaj me shumë sukses.

“Malcolm Canada para dy vitesh për gjysmë sezoni ishte koshashënuesi më i mirë në ligën e Kosovës me mesatare prej 25.5 pikëve”.

“Në sezonin e fundit ka luajtur në elitën e basketbollit Çekë në ekipin Ostraha”, thuhet në postimin e Ponte Prizrenit në Facebook.

Ponte Prizreni aktualisht është në vendin e gjashtë në Superligë me gjasa për play-off. /Telegrafi/