Telegrafi

Ponte Prizreni mposht Golden Eagle Yllin dhe ndan kreun me Prishtinën

(Foto: Facebook/KB” PONTE - Prizreni”)

Ponte Prizreni ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Golden Eagle Yllit duke triumfuar me pesë pikë epërsi (78-73).

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, vendasit e filluan më mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë (27:21).

Edhe fraksionin e dytë e fituan vendasit (15:11) për të shkuar në pushim me epërsi të lartë.

Dhjetëminutëshi i tretë ishte më i përafërt (21:20), ndërsa çerekun e fundit e fituan mysafirët (15:21), por jo mjaftueshëm që të shmangnin humbjen.

Kjo ishte fitorja e katërt e Ponte Prizrenit që numëron edhe tri humbje, dhe qëndron në vend të dytë me pikë të barabarta (11) me liderin Sigal Prishtina (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Ndërkaq, me katër fitore dhe dy humbje, Golden Eagle Ylli është në vend të tretë me një pikë më pak se dy pozitat e parë. /Telegrafi/