Telegrafi

Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Rahovecit, një trepikësh në sekondën e fundit e vendosi fituesin

Ponte Prizreni e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Rahovecit me rezultat 71:70.

Ndeshja ndërprerë çerekfinale e Superligës së Kosovës në basketboll, për shkak të thyerjes së tabelës të martën, ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, kur rezultati ishte 33:25 në të mirë të skuadrës së Ponte Prizrenit, ka vazhduar të mërkurën.

Ndeshja u mbyll në fund me dramë, pasi një pothuajse nga fillimi në fund ishte e barabartë.

Pas 40 minutave lojë, të zhvilluara në dy ditë, fitorja me rezultat 71:70 i takoi Ponte Prizrenit.

Ishte një trepikësh i Eliott Cole, i realizuar në sekondën e fundit të ndeshjes, që ua dha fitoren prizrenasve.

Te Rahoveci më të dalluarit ishin Richardson me 18 pikë, Qollaku me 16 dhe Minnis me 17 pikë.

Ndërsa te Ponte Prizrenit më të dalluarit ishin Scott me 19 pikë dhe Canada me 16 pikë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” të premten në Prizren. /Telegrafi/