Poni i zhdukur gjatë vërshimeve, u gjet i gjallë në kulmin e një ndërtese (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Leaf është poni i një familjeje në Japoni, që u zhduk gjatë vërshimeve dhe stuhisë.
Për disa ditë me radhë, njësitet për shpëtim e kanë kërkuar kafshën nëntëvjeçare, që shërben si terapi qetësuese për fëmijët, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, njësiti nuk mund t’i besonte syve, kur një banor i dërgoi pranë një ndërtese, në kulmin e së cilës kishte përfunduar Leaf.
Pasi që niveli i ujërave nuk ishte aq i lartë, nuk dihet se si poni përfundoi në atë strehë, shumë larg zonës ku jetonte.
Të zhytur me baltë dhe me një këmbë të lënduar lehta, kafsha është futur nga shpëtimtarët nëpër dritaren e shtëpisë dhe u dërgua në hapësirën ku jetonte më parë. /Telegrafi/