Telegrafi

Poni sjell këngën e re “Mon Amour”, shfaqet atraktive në klip (Video)

Këngëtarja labe Poni ka sjell për publikun këngën e saj më të re.

“Mon amour”, mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike-verore dhe është punuar nga Valter Beqo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tekstin e këngës e ka shkruar 2 Step, gjersa për klipin janë kujdesur MAX Production.

Edhe në “Mon Amour”, përkthimi i së cilës në shqip i bie “Dashuria ime”, këngëtarja labe është shfaqur plot stil dhe elegancë. /Telegrafi/