Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Poni, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Për këtë këngë, ajo ka bashkuar forcat me artistin Altin Sulku dhe kjo mban titullin “Fustani”.
Projekti u kompletua edhe me videoklip, në të cilin artistja mori vëmendje me paraqitjen skenike e dukjen elegante.
Teksti është shkruar nga Petro Xhori, kurse për muzikën u përkujdes kompozitori Irkenc Hyka.
Shqiponja Karafilaj (emri i vërtetë) pas lansimit të këngës ndau edhe një moment derisa po xhironte klipin.
“Dua të ndaj me ju një moment nga xhirimet e klipit Fustani. U xhirua në një periudhë kur sa kisha përjetuar ikjen në moshë shumë të re të vajzës së xhaxhait tim. Ju luta të vinte si flutur dhe erdhi këndoi bashkë me mua”.
“E kam ruajtur këtë moment edhe në klipin që kam publikuar sepse ekzistenca e Zotit dhe e njerëze që ne duam, është në çdo gjë që na rrethon”, kanë qenë fjalët e Ponit.
Të plotë këngënt tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube. /Telegrafi/