Telegrafi

Poni dhe Skivi publikojnë këngën e re “Zemra bam”

Poni në klipin e ri "Zemra bam" (Foto: SuperSonic/YouTube)

Këngëtarja e njohur labe, Poni, dhe reperi i njohur kosovar, Visar Shala – Skivi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Zemra bam” titullohet kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi i njohur, Edlir Begolli.

Skivi në klipin e ri “Zemra bam” (Foto: SuperSonic/YouTube)

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Produtcion, në Shqipëri.

Ndërkohë, për dukjen e dy protagonistëve në klip janë kujdesur Drenusha Xharra dhe Niko Komani. /Telegrafi/