Producenti Irkenc Hyka dhe këngëtarja e njohur labe, Poni, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Dashnia e vjetër” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar po i njëjti në bashkëpunim me Endrit Mumajesin.
Klipi i këngës është xhiruar në Kosovës, dhe i sjell dyshen të freskët në një video të bukura pranverore.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.
Irkenc Hyka është shumë i pëlqyer për bashkëpunimet e tij, ndërsa kënga e tij e re me Ponin është pritur me interesim nga fansat.
Të dy artistët janë mjaft të kërkuar nga publiku dhe angazhohen vazhdimisht në koncerte. /Telegrafi/