Site icon Telegrafi

Pompeo në Maqedoninë e Veriut: Duhet të udhëhiqeni nga mendja, e jo nga ndikimi rus

Sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën Pompeo tha se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve dhe përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pompeo tha se së shpejti SHBA do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kishim një takim të ngrohtë dhe më vjen mirë që jam këtu. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur këtu. Punë tjetër është të flitet për punët dhe tjetër është të punohet dhe për këtë ju falënderoj. Pres që së shpejti SHBA-ja ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Marrëveshja e juaj me Greqinë dhe Bullgarinë tregon se keni punuar në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët”, tha mes tjerash Pompeo.

Ndërsa Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut ka interes edhe historik edhe strategjik për ta thelluar bashkëpunimin me SHBA-të.

“Maqedonia e Veriut e ka partner të fuqishëm SHBA-në. Kemi interes politik dhe strategjik për ta thelluar bashkëpunimin me SHBA-të. Pompeon e informova se jemi të gatshëm të marrim pjesë në iniciativat ndaj dezinfomimeve. Presim që së shpejti ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Ndërkohë jemi të gatshëm që t’i përmbushim të gjitha rekomandimet dhe detyrat e anëtarësimit në NATO. Gjatë takimit me Pompeon, e informova për lirimin e shtetit nga robëria”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, përveç me Zaevin, Pompeo ka realizuar takim edhe me Pendarovskin dhe Dimitrovin./Telegrafi/

Exit mobile version