Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo do të vizitojë Malin e Zi javën tjetër.
Kështu shkruan Vijesti, sipas të cilit medium, kreu i Departamentit të Shtetit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump duhet të arrijë në Maqedoninë Veriore në fillim të tetorit dhe më pas të bëjë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Po sipas të njëjtit medium, përcjell Telegrafi, ambasada e SHBA-së në Podgoricë nuk e konfirmoi ose mohoi ardhjen e një zyrtari të lartë amerikan ose Departamentit të Shtetit.
“Ne nuk mund të konfirmojmë informacionin tuaj për vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së në Mal të Zi”, citohet të ketë thënë Ambasada amerikane.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Michael Pompeo, kohët e fundit emëroi Matthew Palmer si të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/