Site icon Telegrafi

Polonia shqyrton mundësinë e ndërtimit të kullave vrojtuese në kufirin me enklavën ruse

Polonia po shqyrton ndërtimin e “kullave vrojtuese” në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, njoftoi Krzysztof Soboleëski, sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet në Poloni.

“Duhet të forcojmë forcat tona në pjesën e kufirit me Kalininigradin. Po mendojmë për ndërtimin e kullave vrojtuese të ngjashme me ato që kemi përgjatë kufirit polako-bjellorusi”, tha Soboleweski në një interviste për radion shtetërore polake, duke u përgjigjur pyetjes lidhur me mundësinë që Rusia të “dërgojë refugjatë nga Azia dhe Afrika” në Poloni nëpërmjet Kaliningradit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Kaliningradi është një enklavë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë. Është një territor që u çlirua nga forcat sovjetike nga Gjermania naziste në vitin 1945, dhe pas Traktatit të Postdamit u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe më pas e Rusisë.

Bëhet fjalë për territorin më perëndimor rus, dhe të njëjtën kohë e vetmja pjesë e Rusisë që është e rrethuar nga anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Në anën tjetër Finlanda që kufizohet me Rusinë, ka propozuar ndërtimin e një gardhi, nga frika se mund të ketë fluks të madh të refugjatëve si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Madje shumë rusë nga shpallja e mobilizimit të pjesshëm kanë ikur në Finlanda, duke refuzuar që të shkojnë në luftë në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version