Federata e Futbollit të Polonisë e ka shkarkuar trajnerit Fernando Santos pas disfatës ndaj Shqipërisë me rezultat 2:0, dhe informacioni u konfirmua në faqen zyrtare tashmë.
Pas pesë ndeshjeve të grupeve, Polonia ka një rekord prej dy fitoresh dhe tri humbjesh dhe aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit të grupit të saj me pak shanse për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Rekordi negativ në këto ndeshje dhe sidomos humbje e fundit nga Shqipëria me rezultat 2-0 ka bërë që Federata Polake të marr vendim për shkarkimin e trajnerit Santos.
“Federata Polake e Futbollit bën me dije se që nga data 13 shtator 2023, trajneri Fernando Santos pushoi së qeni trajner i kombëtares polake”, ka thënë Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit.
[KOMUNIKAT]
Polski Związek Piłki Nożnej informuje, że z dniem 13 września 2023 roku trener Fernando Santos przestał pełnić obowiązki selekcjonera reprezentacji Polski.
Szczegóły… ⤵️— PZPN (@pzpn_pl) September 13, 2023
Në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024, Polonia humbi nga Çekia me rezultat 3:1, më pas mposhti Shqipërinë me vështirësi 1:0, pasuar nga një humbje tronditëse ndaj Moldavisë me një rezultati 3:2.
Fitorja ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0 qetësoi pak tensionet në kombëtare dhe më pas pasoi disfata e lartpërmendur ndaj Shqipërisë dhe në fund shkarkimi për Santos.
Sa i përket Santos, ai është një ekspert që ka drejtuar më parë kombëtaren greke, ndërsa më parë ka punuar si trajner në klube. Karrierën e ka nisur në vitin 1988 si trajner i Estorilit në Portugali dhe më pas ka drejtuar Estrela Amadora, Porto, AEK në dy kohë, Panathinaikos, Sporting, Benfica dhe PAOK.
Kujtojmë që Santos u shkarkua në dhjetor të vitit të kaluar nga bankina e Portugalisë, pasi kjo skuadër humbi në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022” nga Marokut. /Telegrafi/