Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania.
Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha: “Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, unë do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”.
Lajmi vjen pasi Gjermania i ofroi Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore për ta ndihmuar atë për të siguruar hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar.
Qeveria gjermane kishte thënë se do të ofronte ndihmë të mëtejshme në mbikëqyrjen ajrore me Eurofighters pas incidentit, i cili fillimisht ngriti frikën se lufta në Ukrainë mund të përhapej përtej kufirit.
Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot i ndërtuar, nga firma amerikane Raytheon, është projektuar për të kapur raketat që vijnë.
Ndryshe, raketa që goditi Poloninë javën e kaluar, duke vrarë dy persona, duket se ishte gjuajtur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo nga një sulm rus, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. /Telegrafi/