Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev i ka dërguar një mesazh fyes dhe kërcënues Polonisë dhe kryeministrit të saj, Mateusz Morawiecki.
Teksti i tij mori një përgjigje të papritur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të Polonisë.
Medvedev shkroi në rrjetet sociale se një “idiot” i quajtur Mateusz Morawiecki tha se Ukraina ka të drejtë të sulmojë Rusinë dhe të mos shqetësohet për luftën e NATO-s kundër Rusisë, “sepse kjo e fundit së shpejti do ta humbasë”.
“Nuk e di se kush do ta fitojë apo humb një luftë të tillë, por duke marrë parasysh rolin e Polonisë si një postë e NATO-s në Evropë, ky vend me siguri do të zhduket së bashku me kryeministrin e tij budalla”, tha Medvedev.
Por, Agjencia e Sigurisë Kombëtare polake i është përgjigjur në mënyrë ironike ish-presidentit rus.
“Zoti Medvedev, mbani në mend se kombinimi i alkoolit me drogën është shumë i rrezikshëm. Ju lutemi vazhdoni ta bëni”, deklaroi Agjencia. /Telegrafi/
Dear Mr Medvedev
Please remember that combining alcohol with drugs is very dangerous.
Please continue doing it.
— Agencja Bezpieczeństwa Narodowego (@ABNPoland) April 14, 2023