Site icon Telegrafi

Polonia fillon lotarinë për të motivuar njerëzit të vaksinohen: Fituesit fatlum do t’i takojnë mbi 270 mijë dollarë

Polonia po fillon lotarinë me çmimin më të lartë me vlerë deri në 273,000 dollarë në mënyrë që të inkurajojë popullsinë të vaksinohet kundër COVID-19.

Ndihmës Ministri i Shëndetësisë i ngarkuar me programin e imunizimit, Mihalj Dvorzik tha sot se përkundër faktit se 69 për qind e polakëve thanë se dëshironin të imunizoheshin, sfida më e madhe është zbatimi i tij, dhe është ende një masë shtesë në atë drejtim.

Konkursi do të sponsorizohet nga ndërmarrjet shtetërore dhe Lotaria Kombëtare Polake “Totalizator Sportowy”, ku i çdo 2,000 person i vaksinuar që marrin pjesë në lotari do të fitojnë 500 zloty (110 euro) dhe dy pjesëmarrësit më të lumtur do të fitojnë një milion zloty (273 mijë dollarë) dhe një veturë hibride, raporton reuters.

Qeveritë lokale inkurajohen gjithashtu përmes konkurrencës për të arritur nivele më të larta të vaksinimit dhe 500 të parët që arrijnë një normë prej 75 për qind marrin 27300 dollarë.

Kjo iniciativë e qeverisë polake u kritikua nga politikanët e opozitës, të cilët e quajtën atë një blerje të fshehtë të votave. /Telegrafi/

Exit mobile version