Polonia po planifikon të dërgojë deri në dhjetë mijë trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë.
Ushtarët do të mbështesin Rojet Kufitare në një përpjekje për të “trembur” sulmuesit e mundshëm, tha ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
“Rreth dhjetë mijë ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6000 do të jenë rezervë”, tha ministri në një intervistë për radion publike.
“Ne e zhvendosim ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, shtoi ai, raporton skynews.
Zyrtarët polakë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për zonën e saj kufitare që kur qindra mercenarë rusë të grupit, Wagner arritën në Bjellorusi.
Që atëherë, Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka deklaruar se meriton të falënderohej pasi deri më tani ka ndaluar mercenarët të sulmonin polakët.
Ndryshe, analistët perëndimorë kanë thënë se Polonia nuk ka nevojë të shqetësohet pasi Bjellorusia nuk ka “kapacitete ushtarake”. /Telegrafi/