Site icon Telegrafi

Polonia i cilëson të paligjshme sanksionet e BE-së për migrantët

Polonia, e shenjëstruar nga sanksione të mundshme të Brukselit për refuzimin e shfaqur në lidhje me pranimin e refugjatëve në kuadër të një plani të solidaritetit evropian, u kundërpërgjigj sot duke i cilësuar këto masa të paligjshme.

”Bashkimi Evropian duhet të nisë nesër një procedurë për shkelje kundër Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke që ngurrojnë të marrin pjesë në programin e rishpërndarjes të 160 mijë azilkërkuesve nga Italia dhe Greqia”, bënë të ditur për median diplomatë evropianë.

Witold Waszczykowski, ministri polak i Punëve të Jashtme siguroi se vendi i tij nuk kërcënohej nga sanksione që ai i konsideron si jo të ligjshme.

“Nuk mund të bëjmë bashkë rilokalizimin apo këto zhvendosje të detyruara me një politikë evropiane cilado qoftë”, tha ai për mediat polake.

Exit mobile version