Renato Sanches është zgjedhur lojtari i ndeshjes.
Ishte kombëtarja polake që kaluan në epërsi fare në fillim të ndeshjes, me Robert Lewandowskin, i cili shënoi nga afërsia në minutën e dytë.
Rezultatin e barazoi mesfushori i ri, Renato Sanches, nga një goditje jashtë 16-metërshit, kur po luhej minuta e 33-të.
Pjesa e dytë dhe dy pjesët e vazhdimeve përfunduan pa gola, duke i dërguar skuadrat në penallti.
Pas penalltive ishin portugezët ata që u treguan më të saktë, duke fituar në fund ndeshjen dhe duke arritur kualifikimin në gjysmëfinale.
Lojtari më meriton i skuadrës ishte,Renato Sanches , i cili shënoi golin dhe një panallti duke u zgjedhur në fund edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. /Telegrafi/