Site icon Telegrafi

Poloni, gjendet treni nazist me 300 ton ari

Dy persona në Poloni pretendojnë se kanë gjetur një tren Nazist, që spekulohet të jetë i mbushur plot me ari, kristal dhe armë që janë zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Treni besohet se është zhdukur afër qytetit Wroclaw të Polonisë, në momentin kur forcat Sovjetike ishin ofruar në vitin 1945.

Një kompani e sigurimeve është kontaktuar nga dy burra të cilët kanë zbuluar një tren të blinduar, transmeton Koha.net. Mediat në Poloni kanë raportuar se të dy personat që kanë dhënë këtë lajm dëshirojnë 10 për qind të vlerës që përmban ky tren.

Kjo kërkesë është bërë në një zyre të sigurimeve në Walbrzych, tre kilometra larg kalasë, Ksiaz. Kryetari i këtij qyteti, Roman Szelemej ka thënë se dyshon për vërtetësinë e këtij lajmi, por do të monitorojë të gjitha zhvillimet.

“Avokatët, ushtria, policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë çështje. Kjo zonë asnjëherë nuk është gërmuar më parë dhe ne nuk e dimë ende se çfarë mund të gjejmë”, ka thënë për Reuters, Marika Tokarska, zyrtare në këshillin e qarkut të Walbrzych.

Gazeta polake “walbrzych24.com”, ka njoftuar se njëri është polak dhe tjetri gjerman, të cilët e kanë dhënë këtë lajm. Treni besohet të jetë i gjatë rreth 150 metra dhe që posedon një sasi të arit prej 300 ton. /Telegrafi/

Exit mobile version