Në ceremoninë e organizuar nga Zyra e Kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë ndarë 181 dekorata për veprimtarët shqiptarë nga Maqedonia si kontribues të shtetit të Kosovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por mirënjohjen si veprimtar nga Maqedonia, nuk e ka pranuar edhe veprimtari dhe udhëheqësi i Shoqatës së Burgosurve, Shpëtim Pollozhani. Ai në profilin e tij në Facebook ka sqaruar pse nuk e ka pranuar ftesën e kryetarit të Thaçit, duke thënë se dhënia e mirënjohjeve për politikan të korruptuar, të cilët një ditë do t’i përgjigjen gjyqit të popullit dhe se kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se ‘era fushatë politike’.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të Pollozhanit në vijim. /Telegrafi/