Veprimtari dhe udhëheqësi i Shoqatës së Burgosurve, Shpëtim Pollozhani, dhe të dëmtuarve politik është prononcuar me një postim në Facebook rreth bashkërendimit të partive të reja politike në Maqedoni. Pollozhani ka njoftuar se janë duke punua së bashku me disa veprimtarë politik për të përafruar qëndrimet e LR-PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Per nje informim te sakte te opinionit. Me kerkese te shume veprimtareve dhe te intelektualeve shqiptare, Shoqata e te burgosurve dhe te demtuarve politike shqiptare qe ne muajin mars te vitit 2016 eshte duke punuar per te afruar qe te bashkepunojne LRPDSH dhe Besa. Kemi pasur takime me te dy subjektet ne muajin Maj dhe Prill. Me subjektet e lertepermendur ka pasur takime edhe Vetvendosja. Thirja e jone per bashkim nuk fillon ne 09.10.2016, ose ne muajin mars po te njejtit vjet. Thirja e jone per bashkim e mbeshtetur me qindra aktivitete dhe sakrifica po vazhdon pothuajse afer gjysme shekulli. Ne qe kemi mgelur ne Shoqate nuk jemi per gara te shkurtera as edhe per nje perdorim. Ne jemi per maraton me pengesa (stiplechese) dhe prandaj nuk futemi ne parti politike. Ne bejme thirje te flaken interesat, mërite dhe kapriçot personale ne interes te gjithe shqiptareve. Ne rast se forcat e reja politike duan ta bindin opinionin se ndryshojne nga te tjeret, duhet edhe ta deshmojne këte. Le te bashkohen rreth nje Platforme te perbashket per veprim. Thelbi i demokracise eshte unifikimi-uniteti i kunderthenieve, thenie nga Hegeli i madh.” (siç) shkruan Pollozhani në Facebook./Telegrafi/