Telegrafi

Politikanja britanike në fushatë “me këmbë të gabuar” – kishte mbathur dy këpucë të majta

Diane Abbott e Laburistëve në Britani të Madhe vlerësohet se “sot e filloi me këmbë të gabuar”.

Një vlerësim i tillë vjen pasi ajo është parë në një mënyrë interesante, derisa në fund të një fushate të gjatë dhe të ashpër zgjedhore, ajo doli të mbështeste kolegen e partisë Meg Hillier.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale, si gjithmonë janë treguar të vëmendshëm në një fotografi të saj, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një fotografi të cilën përdoruesit e Twitter shpejt zbuluan se diçka nuk ishte në rregull kur zonja Hillier postoi një fotografi të tyre në internet.

Zonja Abbott duket se kishte dy këpucë të majta.

Ndryshe, votuesit britanikë zgjedhin të enjten qeverinë e re – për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit-in, apo daljen nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/