Një politikan ukrainas është nokautuar me vetëm një goditje, gjatë një debati të nxehtë me anëtarët e një partie opozitare.
Tensionet u rritën dhe filluan shkëmbimet e grushtave në këshillin regjional të Kievit gjatë të martës, pas një debati të nxehtë rreth buxhetit regjional, transmeton Telegrafi.
Kur kryesuesja e këshillit votoi pro, deputetët nga blloku i Poroshenkos u afruan në foltore me qëllim që t’ia pamundësojnë vazhdimin e seancës.
Ajo u mundua ta largoj duke e shtyrë, dhe një deputet nga blloku i Yulia Tymoshenko u afrua që t’i ndihmojë, por e pësoi keq kur u godit me grusht në fytyrë nga anëtari i fraksionit rival.
Duke e parë se goditja ishte aq e fortë dhe u përplas në tokë pa vetëdije, u desh të ndërhyjnë mjekët që e transportuan për në autoambulancë për ta mjekuar. /Telegrafi/