Një politikan rus është arrestuar brenda ndërtesës së Parlamentit të këtij vendi, nën dyshimin se kishte urdhëruar të kryhen dy vrasje, shkruan Independent.
Bëhet fjalë për Rauf Arashukov, 32-vjeç, që dyshohet se kishte orkestruar vrasjen e dy personave të profilit të lartë në Karachaevo në rajonin e Cherkessiya, vend ky të cilin e përfaqësonte në vitin 2010, transmeton Telegrafi.
Komiteti rus i Hetimeve, ka njoftuar se Arashukov është arrestuar pasi dhoma e lartë e Parlamentit votoi t’i revokohet imuniteti. Ai është arrestuar dhe shoqëruar nga forcat e rendit gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq Arashukov i biri i një biznesmeni, ishte nominuar nga legjislatura lokale dhe ishte dërguar në Këshill në vitin 2016 me synimin që të bëhet anëtari më i ri i Këshillit, me vetëm 31 vjet.
Ueb-faqja ruse RBC duke u thirrur në burimet që i ka brenda njësisë që udhëheqin hetimet, se tre persona kishin dëshmuar kundër Arashukovit dhe e kishin akuzuar atë për orkestrimin e vrasjes së aktivistëve të shquar lokal.
Siq raporton Evropa e Lirë, seanca e Parlamentit gjatë të cilës ishte arrestuar Arashukov ishte mbyllur për media dhe se organet e sigurisë kishin bllokuar hyrjen për në sallë. /Telegrafi/
https://twitter.com/BreakingMash/status/1090561884091236352