Telegrafi

Politikani rus që dëgjoi fjalimin e Putinit me shpageti në vesh thirret për t’u marrë në pyetje në polici

Një ligjvënës në rajonin rus të Samaras, i cili u tall me fjalimin vjetor të presidentit Vladimir Putin drejtuar ligjvënësve, thotë se ai është thirrur në polici.

Fotoja e Mikhail Abdalkin që e tregon atë duke dëgjuar fjalimin e Putinit më 21 shkurt me shpageti në veshë u bë virale në internet.

Dhe shprehja “të varësh shpageti në veshët e dikujt” në gjuhën ruse të folur do të thotë “të gënjesh dikë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Abdalkin, i cili është anëtar i Partisë Komuniste, u urdhërua të shkonte për t’u marrë në pyetje në polici më 1 mars.

Një ditë më parë, parlamenti rajonal i Samara dënoi postimin e Abdalkin, duke e quajtur atë “të palejueshëm”. /Telegrafi/