Telegrafi

Politikani rus futet në qendër tregtare me Ferrari dhe dhuron spektakël (Video)

Politikani rus, Alexander Donskoy ka hyrë në një qendër tregtare në Moskë me veturën e tij, Ferrari dhe ka bërë spektakël për 20 minuta.

Ishin minutat e fundit kur qendra duhet të mbyllej, kur ai hyri dhe frikësoi punonjësit me lëvizjet e tij, ndërkohë që stafi i sigurisë u mundua që ta ndalonte një gjë të tillë.

“Ishte një performancë e këndshme, mënyra ime për të tërhequr vëmendje. Është për të ardhur keq se si jo të gjithë e morën si një lojë, pasi unë mendoj se kjo është një histori qesharake. Unë zgjodha kohën dhe vendin për të shmangur dëmtimin e dikujt. Unë nuk kërkova leje, por shoqëria jonë është aq konservatore sa nuk do ta kishin pranuar asnjëherë, pra kërkesa ime do të ishte refuzuar gjithsesi”, tha 46-vjeçari, transmeton oranews

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur pasi policia ka mbërritur në vendngjarje.

Alexander ka pranuar se është frymëzuar nga artistja, Marina Abramovic sepse ajo bën performanca që të gjithë i interpretojnë ndryshe.

https://www.youtube.com/watch?v=6qBsHHTMoPQ