Site icon Telegrafi

Politikani gjerman, Schwarz: UEFA t’i ndëshkojë tifozët bullgarë për fyrje raciste ndaj shqiptarëve

Kosova arriti ta mposht mbrëmë Bullgarinë 2-3 në Sofje në kuadër të kualifikime të Kampionatin Evropian (Euro 2020).

Përfaqësuesja jonë aktualisht është në vendin e tretë më pesë pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika e Çekisë, që janë lider.

Por, mbrëmë gjatë ndeshjes, Bullgari – Kosovë, pretendohet se ka pasur fyerje raciste në drejtim të ‘Dardanëve’.

Politikani i njohur gjerman dhe ish-deputeti i Bundestagut, Stefan Schwarz, ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se bullgarët kanë bërë thirrje raciste.

Lexo po ashtu Takimet e radhës të Kosovës: Tri ndeshje si vendas, dy si mysafir

“UEFA duhet ta sanksionojë racizmin! Racizmi ballkanas në Sofje në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Në stadium tifozët bullgarë: “Ubi,Ubi, shqiptare! Mbyti, Mbyti shqiptarët”, ka shkruar politikani gjerman.

Më tutje ai përkujton se FIFA në Kampionatin Botëror të mbajtur vitin e kaluar në Rusi, i pati dënuar tre lojtarë zviceranë, prej të cilëve dy me prejardhje kosovare (shqiptare).  Dënimi u ishte shqiptuar “për një përshëndetje shumë popullore dhe fare jo agresive, të atë bërjes së shqiponjës me duar, e cila është edhe simboli qendror në Flamurin shqiptar dhe është botërisht i njohur si simbol i të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Schwarz. /Telegrafi/

Exit mobile version