Një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në internet ndërsa ishte ulur në tualet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cesar Maia, ish-kryetari i bashkisë së qytetit në Rio de Janeiro, ishte regjistruar për konferencën e tij me Zoom me anëtarë të tjerë të këshillit.
Mirëpo, politikani e kuptoi shpejt gabimin e tij pasi pjesëmarrësit e tjerë të takimit vunë re një gjë të tillë.
O vereador do RJ Cesar Maia cagando durante a sessão vsf pic.twitter.com/x0tAZ21HMU
— O Bon Vivant MuitoHumilde (@muitohumildee) June 5, 2024
Maia më pas kapi me nxitim pajisjen e tij për të treguar fytyrën e tij.
Videot që po bëhen virale në rrjetet sociale tregojnë se Pablo Mello, këshilltari që drejton seancën, i habitur nga incidenti.
Më pas ai i kërkoi ish-kryetarit të bashkisë që të fikte kamerën.
Më vonë, zyra e z. Maia lëshoi një deklaratë dhe kërkoi falje. /Telegrafi/