Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë sot (e premte) për shkak të ndërlikimeve që pati më COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të tij, duke treguar se aktori nuk mundi t’i mbijetonte virusit.
Për një humbje të tillë sigurisht që menjëherë kanë reaguar figura të njohura publike, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të ndjerit.
Njëra prej tyre është Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Citaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përkujtoi aktorin.
Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në #Kosovë.
Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve, me mallë e krenari.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Posted by Vlora Citaku on Friday, March 26, 2021
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima”, ishte edhe postimi i Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të…
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, March 26, 2021
Ndërkohë, edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim ka ngushëlluar familjarët e aktorit.
Paska ndërruar jetë legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima. Të gjithë ne jemi rritur me humoret e tij ndër…
Posted by Mefail Bajqinovci on Friday, March 26, 2021
Po ashtu, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një shkrim ka në Facebook ka shprehur dhimbje për humbjen e artistit shqiptar.
I hidhur lajmi për humbjen e artistit z. Rasim Thaçi – Cima.
Artist i cili në kohërat më të vështira na bëri të qeshim me humorin e tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.
Posted by Atifete Jahjaga on Friday, March 26, 2021
Theksojmë se Rasim Thaçi-Cima ka qëndruar për 37 vite në skenë, duke bërë çdo shikues të ketë buzëqeshje në fytyrë përmes humorit dhe mimikave interesante. /Telegrafi/