Politikanët në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Vitin e Ri 2020. Ata thonë se vitin 2019 ka qenë përplot me sfida, sidomos për shtetin.
Ata presin që Viti i Ri të sjell më shumë sukses, shëndet dhe lumturi. Krerët e partive politike thonë se gjatë vitit të ardhshëm do të angazhohen për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Më poshtë i keni disa nga mesazhet e krerëve politik në vend:
Zoran Zaev:
“Në disa orë para Vitit të Ri, kur të gjithë jemi me më të afërmit tonë, u dëshiroj të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi. Disa nga bashkëqytetarët tonë, sonte, do të jenë në vendet e punës, në spitale, në polici, në shërbimin e zjarrfikësve, në armatë – do të kujdesen për vendin dhe sigurinë tonë. Të gjithë atyre tu japim respekt dhe mirënjohje. Asgjë nuk do të na ndalon dhe fuqishëm do të trokasim në dyert e BE-së për atë se kemi çfarë për të thënë. Jeni krenar të këtyre arritjeve. Sot duam të premtojmë se në vitin 2020 edhe më shumë do të ndezim flakën e bashkësisë dhe solidaritetit. Të kultivojmë dhe ruajmë dashurinë dhe mirëkuptimin për tjetrin. Këto janë hapa kaq të thjeshtë, ndërsa aq të shkëlqyeshëm. Le të vazhdojmë të jemi shembull për të cilin të gjithë flasin”.
Ziadin Sela:
Dështimi i vendit për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, natyrisht që bën pjesë në ato momente të këqija të 2019-ës, shpresa e qytetarëve ishte e vrarë, tendencat për ti hudhë fajet diku tjetër në vendet e BE-së ishte e gabueshme. Ne duhet të gjithë së bashku të konstatojmë që fajet ishin këtu. Mungesa e reformave në drejtësi është përgjigjja dhe natyrisht që jo vetëm reforma në letër, por edhe në raste të procesuuara të të gjithë atyre funksionarëve që në të kalurën kanë keqpërdorur dhe
kanë keqmenaxhuar me pushtetin e marrë nga populli dhe tek afrohemi në fund të 2019-ës dhe tek hapin kapitullin e ri të vitit 2020 unë ju uroj shumë shëndet! Mirëqenie! Harmoni! Shumë lumturi! Shumë të bashkuar me njëri tjetrin! Dhe shumë suksese!
Të dashur vëllezër e motra bota është ajo që bëjmë ne nga ajo, disa herë nuk na nxë brenda saj dhe ne gjithçka që duhet të bëjmë duhet ta ndryshojmë atë që të jetë e përshtatshme për ne, ta bëjmë të pranueshme dhe të barabartë për të gjithë. Me urimin që 2020-ta të jetë viti i juaj, viti i shqiptarëve dhe viti i Aleancës për Shqiptarëve! Urime dhe Gëzuar!”.
Hristijan Mickoski:
“Viti i ri është edhe inspirim. Momente ngrohtësie, vizion, ambient pozitiv. Që dëshirat të bëhen realitet duhet të luftojmë, por edhe të besojmë. Unë do të luftojë deri në fund, sepse besojmë në idealin e ripërtëritjes.Besoj se ju dhe fëmijët tuaj duhet të jenë të lumtur, të keni standard të mirë, stabilitet, progres, të mbizotëroj e drejta, ndërsa shteti të kujdeset për ju. Kjo është ripërëtërirje. Këtë e dëshirojë. Dhe këto do ta realizojë, së bashku me ju edhe para se gjithash për ju, për popullin tim”.
Stevo Pendarovski:
“Në shtëpinë tonë të përbashkët, uroj, mbi të gjitha, që paqja dhe qetësia të mbizotërojnë përmes pajtimit qytetar të bazuar mbi drejtësinë dhe të vërtetën. Uroj mirëqenie, të bazuar në sigurinë dhe vlerat euro-atlantike. Të dashur qytetarë, ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe respekt të ndërsjellë. Pra, le të braktisim përçarjet, të respektohemi dhe të ndihmohemi. Ndërsa, ne politikanët, nëse duam që të rinjtë të jetojnë këtu, atëherë, tani e tutje, duhet të punojmë dy herë më shumë për shtet demokratik dhe për shoqëri të lirë, humane dhe solidare. Le të jetë viti i ri 2020, vit i lumtur dhe i begatshëm”.
Ali Ahmeti:
“Po përmbyllim një vit dhe një dekadë me përplot zhvillime për t’i hapur rrugë një viti të ri dhe një dekade të re. Ky vit që po lëmë pas, do të mbahet mend si vit i arritjeve të përbashkëta, si barazia gjuhësore, anëtarësimi në NATO, reformat si dhe ngadhnjimi i konceptit të konsensualitetit bashkë me shtruarjen e rrugës njëdrejtimëshe drejt Brukselit. Kurse dekadën që sot po e përmbyllim, është mirë që me një reflektim personal e shoqëror, gjithësecili prej nesh, të vlerësojë se ku ishim dje, e ku jemi sot, ç’farë kemi bërë bashkë, e çfarë duheshte të bëjmë më mirë. Ndërsa, vitin e ri që po e presim sot, vitin që po e nis dekadën e re, uroj të jetë një vit i përshkruar me shëndet të plotë, për juve dhe familjet e juaja, mbarësi dhe sukses, fat e gëzime me uratat më të sinqerta që moti dhe dekada para nesh, të na gjejë bashkë sërish, edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më të arrirë. Gëzuar!”.
Bilall Kasami:
“Vitin që lamë pas, Lëvizja Besa e kaloi me shumë sfida duke luajtur rol të rëndësishëm në skenën politike. Duke vazhduar me mendësinë e anashkalimit të shqiptarëve, takimet e liderëve maqedonas pa liderët shqiptarë përcollën mesazhin nënçmues ndaj shqiptarëve. Në të ardhmen Lëvizja Besa nuk do të lejojë nënçmime të tilla, koha e argatëve ka kaluar, po vjen koha e re për shqiptarët. Qeveria LSDM-BDI vazhdoi me amnistimin e kriminelëve, heshtjen e aferave korruptive dhe politizimin e skajshëm të gjyqësorit. Lëvizja Besa është për veting i cili do të garantohet nga SHBA dhe BE. Të nderuar qytetarë, edhe ky pushtet vazhdoi të funksionojë të si regjimi i kaluar OBRM-PDUKM-BDI, ku në vend të ligjit vazhdoi krimi dhe korrupsioni, lulëzoi nepotizmi, u liruan kriminelët. Dështimi ekonomik vazhdon të mbetet plagë e hapur për vendbanimet shqiptare, ekonomia e vendit është e izoluar vetëm brenda një grupi oligarkësh të cilët mbajnë peng ardhmërinë tonë. Rishqyrtimi i politikave ekonomie, hapja e vendeve të punës në rajonet shqiptare do t’u mundësonte të rinjve të realizonin ëndrrat e tyre në vendlindje. Ky do të vazhdojë të jetë misioni ynë politik edhe në të ardhmen. Uroj që viti 2020 të jetë vit ku krimi dhe korrupsioni do të zëvendësohen me drejtësi dhe anti-vlera me vlerë. Në emër tim personal dhe në emrin e anëtarëve të Lëvizjes Besa ju uroj vit të mbarë, me plot shëndet, paqe dhe begati. Gëzuar viti i ri 2020”.