Telegrafi

Politikanët në Maqedoni shprehin ngushëllime për aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

Udhëheqësit politik në Maqedoni pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në rrugën Shkup-Tetovë, kanë ngushëlluar familjarët e personave që kanë humbur jetën.

Politikanët në vend shprehin ngushëllime dhe shpresojnë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjorge Ivanov:
“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë e mora lajmin për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, që ndodhi pasdite. Në këto momente pikëllimi më lejoni që të shpreh ngushëllime të thella familjeve të udhëtarëve të cilët e humbën jetën. Mendimet e mia janë me ata. Personave të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

Ziadin Sela:
“Dhimbje madhe, vështirë të gjesh fjalët. Ngushëllime familjeve”.

Menduh Thaçi:
“I prekur rëndë nga rasti tragjik i ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi kurse të lënduarve shërim të shpejtë!”.

Hristijan Mickoski:
“Me keqardhje të thellë dhe mosbesim kam marrë lajmet e tmerrshme për aksidentin e trafikut me autobus. Ngushëllime të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën. Lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit nga kjo fatkeqësi e tmerrshme. OBRM-PDUKM me kapacitet e saja të disponueshme është në dispozicion për të ndihmuar”.

Ndryshe, deri sot janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa ka prej të lënduarve që janë në gjendje të rëndë./Telegrafi/