Site icon Telegrafi

Politika lë pa borde Agjencitë e pavarura dhe ndërmarrjet publike

Politizimi në bordet e Agjencive të Pavarura dhe atyre të ndërmarrjeve publike në Kosovë, i ka lënë këto institucione pa zgjedhjen e bordeve. Analistët politikë thonë se një numër i madh i bordeve janë tërësisht politike.

Driton Selmanaj thekson se që nga themelimi, këto agjenci të pavarura më tepër janë parë si çerdhe të rehabilitimit të militantëve politikë sesa si institucione të pavarura, raporton KTV.

Kurse zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se kjo Qeveri ka qenë mjaft e angazhuar me një varg aktivitetesh me rëndësi për vendin, dhe për këtë janë vonuar në emërimin e anëtarëve të rinj nëpër borde të Ndërmarrjeve Publike dhe të atyre Agjencive të Pavarura.

Edhe kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, thotë se politizimi i bordeve do të ndikojë negativisht te performanca e këtyre agjencive dhe e ndërmarrjeve publike, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, shihet se edhe Komunat e Kosovës janë në telashe si rrjedhojë e moskompletimit të bordeve nëpër agjenci dhe ndërmarrje.

 

Exit mobile version