Telegrafi

Politano tregon dallimin mes Gattusos dhe Contes

Matteo Politano i është bashkuar Napolit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi italian nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe u detyrua të largohet për të gjetur më shumë hapësira.

Pas debutimit me fanellën e Napolit, Politano ka folur edhe për aventurën e tij me klubin italian.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Napolit. Mendoj se skema 4-3-3 është ajo që më përshtatet më shumë, ndaj dua që të ndihmoj skuadrën dhe të arrij një vend në Kampionatin Evropian”, deklaroi Italiani.

Tutje Politano ka folur edhe për dallimin mes dy trajnerëve, Antonio Contes dhe Gennaro Gattusos.

“Me Gattuson punojmë shumë me topin dhe kjo më pëlqen shumë, ndërsa me Conten përqendroheshim shumë te aspekti fizik”, përfundoi reprezentuesi italian. /Telegrafi/