Deklarata e deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski në lidhje me kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së tij ka nxitur reagime të shoqatës kundër hendikepit ”Polio Plus”.
Reagimi i kësaj organizate ka të bëjë me deklaratën e Milloshoskit për TV21, ku thotë se ”një kongres pa legjitimitet të plotë është i barabartë me një kryetar me hendikep”.
Sipas tyre, deklarata e Milloshoskit paraqet vërtetim në vete se as deputetët e as partitë politike nuk i përfaqësojnë interesat e personave me hendikep, prandaj shtrojnë pyetjen se sa ka legjitimitet si i përzgjedhur i popullit që t’i përfaqësoj personat me hendikep.
Polio Plus konsideron se deklarata e Milloshoskit vërteton stereotipet ndaj personave me hendikep. Reagimin e plotë të kësaj organizate e gjeni në vegzën e huazuar nga javorja Fokus./Telegrafi/