Site icon Telegrafi

Policja shqiptare arrestohet në Itali me kokainë në veturë

Një efektive policie, F. Z, 29 vjeç, u arrestua ditën e sotme nga policia italiane pasi u kap me doza kokaine në makinë bashkë me një shqiptar tjetër.

Lidhur mbi rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila pranon se shtetasja e ndaluar ka qenë pjesë e efektivëve të Policisë.

Në lidhje me një shtetase të arrestuar  me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Certifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale, shkruajnë mediat në Shqipëri.

 

Exit mobile version