Site icon Telegrafi

Policja në New York kërcen nga dritarja e katit të dytë, bashkëshorti e kërcënonte me armën e saj zyrtare – ishte i bindur që ajo po e tradhtonte

Videoja amatore shfaq momentin kur një zyrtare policore e New Yorkut që ishte jashtë detyre, kërcen nga dritarja e katit të dytë të apartamentit të saj në Queens.

Këtë e bëri për t’i shpëtuar bashkëshortit, i cili e kërcënonte me armën e saj nën akuzën se e kishte tradhtuar me tjetrin, transmeton Telegrafi.

Zyrtarja policore identiteti i të cilës nuk u zbuluar, po mbahej peng nga bashkëshorti që e akuzonte për pabesi, dhe në një moment kishte marrë armën e saj zyrtare me të cilën filloi të shtie mbi policët që tentuan ta shpëtojnë kolegen e tyre.

Videoja 33-sekondëshe u filmua me telefon të mençur nga dikush që e pa gjithë ngjarjen nga dritarja e apartamentit, ku shihej policja duke qëndruar e varur jashtë dritares kur në një moment vendosë të kërcej.

E si rezultat i këtij kërcimi, ajo mbeti me njërën këmbë të thyer, kurse një breshëri plumbash është dëgjuar më pas kur bashkëshorti i saj iu vërsul policëve që tentuan ta shpëtojnë kolegen e tyre.

Megjithatë pas negociatave disa minutëshe mes policisë dhe bashkëshortit të polices, ai u dorëzua dhe menjëherë u prangos. /Telegrafi/

Exit mobile version